Një sherr mes dy turqve në zonën e Saukut në Tiranë ka agravuar deri në përdorimin e pistoletës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre, Halil Uçar.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në ambientet e një lokali dhe i lënduari ka marrë plagë në shpatull, teksa sipas informacioneve është dërguar për mjekim të specializuar në një spital privat.
Fatmirësisht i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
"Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk.
39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", njoftoi sot policia.
Komente











