Tiranë/ Sherr masiv me gota e shufra hekuri në lokalin e natës tek Blloku, i përfshirë dhe një polic! 3 përfundojnë në spital

Tiranë/ Sherr masiv me gota e shufra hekuri në lokalin e natës tek Blloku, i përfshirë dhe një polic! 3 përfundojnë në spital

Foto ilustruese

Një konflikt mes 7 personash ka ndodhur mbrëmjen e së premtes (8 shtator) në një lokal nate në zonën e ish-Bllokut, në kryeqytet. Debati mes tyre ka qenë i çastit dhe për motive të dobëta.

Një prej personave të përfshirë në sherr është një 26 vjeçar punonjës policie, në komisariatin nr.1. Sipas burimeve, ai ka pasur armën e shërbimit me vete, por nuk është përdorur prej tij.

Të rinjtë janë zënë me sende të forta, si gota e shufër metalike. Në spital u dërguan 3 persona që morën plagë të lehta gjatë sherrit mëson Report Tv.

AMP thotë efektivi 26-vjeçar u procedua penalisht dhe u pezullua nga detyra.

Agjencia e mbikëqyrës policore njoftoi se punonjësi i komisariatit nr.1 të policisë me iniciale D.N. dhe gjashtë persona të tjerë, dyshohen për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

Pas marrjes së ndihmës së parë dhe ekspertimit mjeko-ligjor personat e përfshirë janë larguar në banesat e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:46
Del VIDEO e sherrit me gota e shufra hekuri në lokalin në ish-Bllok, i përfshirë edhe një polic

Janë publikuar pamjet e sherrit në një klub nate në ish-Bllok në Tiranë mes një grupi të rinjve, ku ishte i përfshirë edhe një punonjës policie. Debati mes tyre ka qenë i çastit dhe për motive të dobëta.

Një prej personave të përfshirë në sherr është një 26 vjeçar punonjës policie, në komisariatin nr.1. Sipas burimeve, ai ka pasur armën e shërbimit me vete, por nuk është përdorur prej tij.

Të rinjtë janë zënë me sende të forta, si gota e shufër metalike. Në spital u dërguan 3 persona që morën plagë të lehta gjatë sherrit mëson Report Tv.

 

Ora 14:33
Tiranë/ Pezullohet polici që u përfshi në sherrin masiv tek Blloku

AMP ka pezulluar policin e përfshirë në sherrin masiv në Tiranë.

Njoftimi 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) në bashkëpunim me Specialistë të Hetimit të Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë, kanë kryer veprimet e para hetimore dhe kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në ngarkim të punonjësit të policisë me iniciale D.N. dhe gjashtë shtetasve të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

Procedimi penal në ngarkim të punonjësit të policisë, N/Komisar D.N., me detyrë Specialist për ekzekutimin e vendimeve penale dhe armatimit pranë Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, ka filluar pasi më datë 09.09.2023, rreth orës 02:00, gjatë qëndrimit të tij në ambientet e një lokali në zonën e ish-Bllokut Tiranë, pas përfshirjes në një konflikt fizik, për motive të dobëta, mes disa shtetasve që ishin nën ndikimin e pijeve alkolike, ai ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar lëndime disa personave. 

Pas marrjes së ndihmës së parë dhe mjekimit në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare, pajisjes me vendimet përkatëse të ekspertimit mjeko-ligjor dhe marrjes së ndihmës së parë mjekësore, shtetasit janë larguar në banesat e tyre, ndërsa provat në vendngjarje i janë nënshtruar ekspertimit teknik vlerësues.

Vijojnë hetimet për individualizimin e përgjegjësisë penale të gjithësecilit prej personave të përfshirë në këtë konflikt, apo identifikimin e personave të tjer.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kanë filluar hetimin administrativ për “Shkelje të rëndë” të Rregullores së Disiplinës së Policisë së Shtetit për punonjësin e policisë, N/Komisar D.N. dhe është bërë pezullimi nga detyra i këtij punonjësi.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bllokmenët e rrinj: 09/09/2023 18:11

    Lokal i mbushur me Pederastë të frustruar.

    Përgjigju
  • Nardi: 09/09/2023 15:33

    Po policia çfarë ben, shkon dhe i merr ne pyetje ne spital. Duket qarte qe policia nuk do me v3ndos rregull dhe rend se nuk ndërhyn neper lokalet ne bllok se i kane gjoja te fortit. Presim ndonje intervist nga Tao Balla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë