Tiranë, sherr me sende të forta! Dy të rinj përfundojnë në spital

Tiranë, sherr me sende të forta! Dy të rinj përfundojnë në spital

foto ilustruese

Një sherr mes të rinjsh është regjistruar mbrëmjen e së shtunës 24 qershor në Tiranë. Ngjarja është mësuar kur rreth orës 21:45, janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore dy të rinj, një 20 dhe një 27 vjeçarë, të cilët gjatë konfliktit me një person të tretë janë goditur me sende të forta nga ky i fundit.

Nuk dihen shumë detaje dhe shkaqet e këtij konflikti.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.06.2023, rreth orës 21:45, janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasit B. P., 27 vjeç, dhe Sh. P., 20 vjeç, të cilët gjatë një konflikti, janë goditur dyshohet me sende të forta nga shtetasi G. L.

Grupi hetimor po punon për shoqërimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarje

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate