TIRANË- Një sherr mes punonjësve të një Fast-Food-i në rrugën "Myslym Shyri" se kush do të dërgonte porosinë, ka përfunduar me përdorimin e thikave.

Një prej punonjësve ka mbetur i plagosur, e ndërsa në pranga kanë rënë Reis Osmërija dhe Alban Gaçi. Gazetari i Report Tv, Merin Maçi raporton se sherri ka nisur mes dy punonjësve, dhe njëri prej tyre ka thirrur shokun duke lënë të plagosur 23-vjeçarin R. Sh..Report Tv sjell foto nga vendi i ngjarjes, teksa shihet që i plagosuri po dërgohet në spital me ambulancë.

Ndaj Osmërisë dhe Gaçit rëndojnë akuza për 2 vepra penale, konkretisht “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Me rreth të kuq i plagosuri

Policia dhe ambulanca në vendin e ngjarjes