TIRANË- Një sherr mes dy personazh është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në Tiranë, ku një person është qëlluar me qytën e armës.
Report Tv mëson nga burimet se ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin pranë Fakultetit të Juridikut.
Mësohet se shkak është bërë përplasje mes dy makinave, ku për pasojë një nga shoferët ka goditur tjetrin me qytën e armës, në sy të bashkëshortes së tij. Autori është identifikuar nga Policia.
"Me datë 19.02.2021, në Bllok, gjatë një konflikti për motive të dobëta, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin J. M., i cili pas marrjes së mjekimit doli nga spitali. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve", njofton policia.