Shëtiste rrugëve të Tiranës me armë zjarri kallashnikov, vihet në pranga 30-vjeçari Ilmi Flora.

Sipas policisë së kryeqytetit,Ilmi Flora, 30-vjeç është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë së Komisariatit Nr 5, në vendin e quajtur Rruga e “Arbrit”, me mjetin tip Volksvagen, me targë TR 2489 I, ku pasi i është ushtruar kontroll mjetit, në sediljen e pasme,  është gjetur një armë zjarri e llojit “Kallashnikov”, model 56 dhe një krehër me 30 fishekë.

Në momentin e arrestimit 30-vjeçari nuk kathënë se ku e ka marrë armën e zjarrit apo për çfarë arsye e mbante atë në automjetin e tij, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)