TIRANË- Babë e bir janë vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi shisnin mall kontrabandë. Nën hetim gjithashtu është vënë shpërndarësi.

Babë e bir sillnin mall kontrabandë dhe e shisnin nëpër dyqane në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.

Operacioni për goditjen e kësaj paligjshmërie vijon.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.