VIDEO/Tiranë, shisnin online ora dhe aksesorë diamanti e floriri pa fatura tatimore, arrestohen pronarët e dy dyqaneve

Pronarët e dy dyqaneve u arrestuan pasi shisnin online dhe pa fatura tatimore ora të markave të shtrenjta, si dhe aksesorë diamanti dhe floriri.

Gjatë operacionit të koduar “Sahati” u sekuestruan 228 ora dhe aksesorë diamanti e floriri.

Në kuadër të operacionit “Sahati” u arrestuan Donald Sala dhe Klodian Zaçe.

Njoftimi i Policise

Si rezultat i monitorimit intensiv paralel, të bizneseve që e ushtrojnë aktivitetin e tyre në njësi fizike dhe/ose online, me qëllim parandalimin e paligjshmërive në fushën ekonomiko-financiare dhe për mbrojtjen e qytetarëve nga mashtrimi me produktet, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Sahati".

Në kuadër të këtij operacioni janë gjurmuar 2 dyqane që shitnin ora dhe aksesorë të tjerë, online dhe në njësi fizike në kryeqytet. Gjatë kontrolleve në njërin dyqan (të paregjistruar në organet tatimore), me administrator shtetasit D. S., u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 195 ora të markave të shtrenjta dhe 19 palë syze, ndërsa në dyqanin tjetër, me administrator shtetasin K. Z., u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 33 ora të markave të shtrenjta, aksesorë diamanti dhe floriri, si dhe 5100 euro, 2000 dollarë dhe 121 400 lekë të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u kapën dhe u vunë në pranga administratorët e 2 dyqaneve, shtetasit D. S., 52 vjeç dhe K. Z., 44 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për punonjësit e Drejtorisë Vendore të Tatimeve Tiranë që mbulojnë zonat ku janë dyqanet, mbi dyshime për moskryerje të detyrës.

 

Lajmi ne perditesim...

 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit