Tiranë/ Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, arrestohen 5 administratorë subjektesh, 3 të tjerë në kërkim

Tiranë-Pesë administratorë subjektesh janë arrestuar nga policia në kryeqytet pasi shisnin paketa televizive në mënyrë pirate. Ndërkohë 3 të tjerë në kërkim janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë identifikuar si: Ardit Stambolliu, Ferdinand Çela alias Ferdinand Bano, Arzen Velika, Adil Lila dhe Erlin Xhuvani.

Ata mashtronin qytetarët se posedonin të drejtat televizive të ketyre kanaleve dhe nëpërmjet dekoderëve, kryenin dekodifikimin dhe transmetimin e programacioneve.

“Në kuadër të planit operacional të koduar “Dekoderi”, u vunë në pranga shtetasit Ardit Stambolliu, 28 vjeç,  Arzen Velika, 40 vjeç, Adil Lila, 45 vjeç,Ferdinand Çela alias Ferdinand Bano, 28 vjeç dhe Erlin Xhuvani., 33 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit A. Q., 40 vjeç dhe A. Sh., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Më tej, në kuadër të këtij plani operacional, Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike kreu verifikime për një tjetër subjekt online, mbi dyshime për këtë paligjshmëri. Në përfundim të këtyre veprimeve u identifikua dhe u shpall në kërkim administratori i subjektit, shtetasi B. K.”,-thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë këtij operacioni u sekustruan 45 dekoderë, 5 radio marrëse-dhënëse dhe 4 celularë.

Ndërkohë policia njofton se 10 subjekte të tjera janë verifikuar ndërsa  veprimtaria e tyre është aktualisht në hetim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Bilanci i 5 vite SPAK: 61 zyrtarë të lartë nën akuzë, Berisha e Meta, 'Vipat'! U sekuestruan 182 mln euro të krimit e korrupsionit

Bilanci i 5 vite SPAK: 61 zyrtarë të lartë nën akuzë, Berisha e Meta, 'Vipat'! U sekuestruan 182 mln euro të krimit e korrupsionit