Tiranë-Pesë administratorë subjektesh janë arrestuar nga policia në kryeqytet pasi shisnin paketa televizive në mënyrë pirate. Ndërkohë 3 të tjerë në kërkim janë shpallur në kërkim.
Të arrestuarit janë identifikuar si: Ardit Stambolliu, Ferdinand Çela alias Ferdinand Bano, Arzen Velika, Adil Lila dhe Erlin Xhuvani.
Ata mashtronin qytetarët se posedonin të drejtat televizive të ketyre kanaleve dhe nëpërmjet dekoderëve, kryenin dekodifikimin dhe transmetimin e programacioneve.
“Në kuadër të planit operacional të koduar “Dekoderi”, u vunë në pranga shtetasit Ardit Stambolliu, 28 vjeç, Arzen Velika, 40 vjeç, Adil Lila, 45 vjeç,Ferdinand Çela alias Ferdinand Bano, 28 vjeç dhe Erlin Xhuvani., 33 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit A. Q., 40 vjeç dhe A. Sh., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Më tej, në kuadër të këtij plani operacional, Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike kreu verifikime për një tjetër subjekt online, mbi dyshime për këtë paligjshmëri. Në përfundim të këtyre veprimeve u identifikua dhe u shpall në kërkim administratori i subjektit, shtetasi B. K.”,-thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë këtij operacioni u sekustruan 45 dekoderë, 5 radio marrëse-dhënëse dhe 4 celularë.
Ndërkohë policia njofton se 10 subjekte të tjera janë verifikuar ndërsa veprimtaria e tyre është aktualisht në hetim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Mars, 10:37
Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?
-
E drejtë
44.5%
-
E gabuar
51.5%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 5813
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Parlamenti Evropian do të krijojë zyrën e Ballkanit Perëndimor në Shqipëri
10 Mars, 20:06
-
Arbër Veliaj sqaron financimin prej tij të studios ligjore Kasowitz që mbron Presidentin Trump: Mbështetja juridike për Erion Veliajn, një akt për drejtësinë dhe të vërtetën
10 Mars, 19:50
-
Masakra e 1997 në Kuçovë ku u vranë 4 policë,GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Fran Marashin
10 Mars, 17:57
-
Tiranë/ Goditi me grusht të miturin, nis hetimi për 23-vjeçarin
10 Mars, 17:32
-
Avokati i studios amerikane që mbron prej 15 vitesh Trump viziton Veliajn: Mbajtja e një politikani në paraburgim pa akuza të qarta, në kundërshtim me parimet e shtetit ligjor (VIDEO)
10 Mars, 17:11
-
Zjarri në Urgjencën e re në QSUT/ Dosja hetimore: Dëmi mbi 30 mln lekë, 2 inxhinierët s'zbatuan detyrat! U shkelën kushtet teknike dhe standardet e sigurisë
10 Mars, 15:46
-
Shkolla 9-vjeçare 'Angela Merkel' në Kamëz gati në shtator, Rama: Kjo godinë nuk gjendet as mes Parisit, Kamza është befasia e gjithë rilindjes
10 Mars, 15:22
-
Plas sherri mes gjimnazistëve te 'Sami Frashëri', të rinjtë gjuajnë njëri-tjetrin me konat e parkimit (VIDEO)
10 Mars, 15:04
-
Vrasja e Martin Canit/ Shtyhet seanca paraprake, nëna e viktimës: Të jenë me dyer të hapura! Mungoi shoku i plagosur (VIDEO)
10 Mars, 13:08
-
Dinamo për autokritikë, Ilir Daja: Ka ardhur koha ta mposhtim Bylisin
9 Mars, 21:52
-
Partizani katër humbje radhazi, Abilaliaj para transfertës korçare: Mungojnë tre penallti për ne, gjykimi jo si duhet
9 Mars, 21:06
-
Çfarë fshihet brenda Kullës së Sahatit në Tiranë? Amarcord në Report Tv
9 Mars, 21:02