4 raste të shitjes së produkteve ushqimore brenda perimetrit të sigurisë në shkolla u evidentuan nga Komisariati nr.1 në kryeqytet në bashkëpunim me AKU-në dhe Policinë Bashkiake.
Të tre këto struktura kanë kryer kontrolle në afërsi të shkollave në Tiranë, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë dhe parandalimin e goditjen e paligjshmërive.
Për 4 rastet e konstatuara u ndëshkuan me masë administrative 4 shtetas nga policia bashkiake.
Ata shisnin produkte ushqimore brenda perimetrit të sigurisë në disa shkolla në Tiranë.