TIRANË­ - Policia e Tiranës ka shoqëruar sot në Komisariatin numër 3 kreun e komunës Kaçinar të Mirditës, Petrit Bardhin.

Sipas burimeve zyrtare, Bardhi është shoqëruar për armëmbajtje pa leje.

Por nga ana tjetër vete kryekomunari ka deklaruar se armën e ka për shkak të detyrës dhe se nuk është pa leje. “Armën e kam si kryetar i komunës, nuk është pa leje. E kam me leje, kam dokumente që e vërtetojnë”, ka deklaruar Bardhi.

Pavarësisht deklaratës së tij se disponon një leje për armën që mbante, policia thotë se nuk ka leje. Kryekomunari tha se arrestimi është arbitrar dhe policia nuk ka pranuar shpjegime nga ana e tij.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)