EMRI/ Shiste drogën sintetike LSD në kryeqytet me paketimin special të 'Dr. Seuss' , arrestohet 20-vjeçari! Erdhi me postë nga Serbia, sekuestrohen rreth 250 doza

EMRI/ Shiste drogën sintetike LSD në kryeqytet me paketimin special të 'Dr. Seuss' , arrestohet 20-vjeçari! Erdhi me postë nga Serbia, sekuestrohen rreth 250 doza

Droga LSD e sekuestruar, me paketimin special "Dr. Seuss" të librave për fëmijë

Tiranë- Policia e kryeqytetit godet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta dhe atyre sintetike, kryesisht LSD, që dyshohet se ka ardhur nga Serbia.

Agjentët e Antidrogës dhe Patrullat njoftuan sot (10 Shtator), se finalizuan operacionin e koduar  "Stacioni", duke arrestuar të dyshuarin Erdi Kurti, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Policia sqaron se u gjetën si prova materiale rreth 250 doza të lëndës narkotike LSD, të cilat i dyshuari do t'i shiste në zona të ndryshme të Tiranës.

Një dozë LSD, e cila hynë listën e drogave më të rrezikshme sintetike, kushton vetëm 30 euro, por pasojat dhe efektet anësore në organizëm i ka të rënda.

Droga kishte një paketim special, me ambalazh nga librat me kartona "Dr. Seuss", të shkrimtarit të njohur amerikan për librat për fëmijë, Theodor Seuss Geisel. Pakot ishin të lidhura, katrore dhe copëzoheshin në doza. 

Gazetari i "Shqiptarja.com" dhe REPORT TV, Sokol Dema, raporton se edhe këtë here lënda narkotike erdhi me postë në territorin e vendit tonë dhe dyshohet për bashkëpunëtorë të tjerë që po hetohen. Vendi i origjinës ishte nga Serbia.

“Në afërsi të ish-Stacionit të Trenit, Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 20-vjeçarin, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës, qindra doza me lëndë narkotike (sintetike) LSD”, thuhet në njoftimin zyrtar, por pa publikuar detaje të hollësishme.

Hetimet po vijojnë për të zbuluar bashkëpunëtorët e grupit, kurse materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, me akuzën “prodhimi, mbajtja dhe shitja e lëndëve narkotike”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 10/09/2024 11:12

    Bravo policise pasken bo nje gjo te hajrit spasken flejt gjum neper makina

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Ngriti dronin mbi burgun e Burrelit, arrestohet 36 vjeçari

Ngriti dronin mbi burgun e Burrelit, arrestohet 36 vjeçari