TIRANE- Cisterna e karburantit që shërbente për ngrohjen e ambienteve të brendshme të kompleksit argëtues Blur, në zonën e Lundrës, ka shpërthyer, duke shkaktuar plagosjen e 4 punëtorëve. Të plagosurit kanë marrë plagë djegieje. Qendra argetuese “Blur" eshte e vendosur ne kodren e fshatit Lunder, në drejtim të rrugës së Elbasanit, 5 km nga qendra e Tiranës.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 13. 20 minuta.
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës në vend, Dilaver Laçi tha cisterna e karbuantit ndodhej prapa kompleksit argëtues. Në një prononcim telefonik për NEWS 24 Laci tha se cisterna e karburantit shërbente për ngrohjen e ambienteve të brendshme të kompleksit.
"Katër punëtorë kanë qenë duke salduar, kur ka shpërthyer depozita e karburantit e cila ka qenë e lidhur me tuba plastikë me ambientet e kompleksit. Dy punëtorë kanë marrë plagë të rënda djegieje dhe janë dërguar menjëherë në spital, ndërsa 2 të tjerë kanë marrë plagë më të lehta" tha Laçi.
Cisterna ndodhet disa metra larg një pike karburanti, por zoti Laçi tha se nuk përbën asnjë rrezik, pasi forcat e zjarrfikëseve kanë ndërhyrë në kohë duke lokalizuar flakët. Policia ndodhet në vendngjarje dhe nisi hetimet.
(ne foto pamje nga prapa kompeksit Blur ku ndodhi shperthimi)
(sg.)
/Shqiptarja.com