Një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një fasoneri në rrugën ‘Fadil Deliu’ në Tiranë. Mësohet se fasoneria është në pronësi të italianit Roberto Bingaido.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar dera e jashtme e hekurit, janë thyer disa xhama si dhe është dëmtuar një automjet që ndodhej i parkuar para biznesit.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe kapjen e autorit që ka vendosur lëndën plasëse.