Tiranë- Një shpërthim automjeti ka ndodhur pak çaste më parë rreth orës 23:05 në një ndër lagjet më të frekuentuara të kryeqytetit “Komuna e Parisit”. Automjeti sipas të dhënave paraprake ka qenë tip Range Rover, i parkuar pranë një fast- food. Makina Range Rover i përkiste qytetares Rezarta Koçi, në profesion notere, në mjetin e së cilës janë gjetur lëndë plasëse dhe kanë konstatuar deri tani vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.Report Tv ka arritur të mundësojë pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes.

1636152130_2e80f73388b64bfe9b5917ad30300d22.jfif

Pamje nga shperthimi dhe noterja Rezarta Koçi