Tiranë-Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Fushë Prezën gjatë natës, ndërsa eksplozivi i ishte vendosur një punonjësi policie të Rinasit.
 
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25, ndërsa nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.
 
Eksplozivi sipas të dhënave të para nga grupi hetimor ishte vendosur në katin e dytë të banesës së efektivit të policisë me inicialet A. K.
 
Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas lajmërimit duke marrë në pyetje policin për konfliktet që ka pasur dhe po punon për identifikimin e autorëve të ngjarjes.


dy.b/shqiptarja.com