Tiranë/ Shpërthim tritoli në noterinë e Esmeralda Dautit në ish-Blloku, noterja: S'kam konflikte me njeri! Autori i maskuar la lëndën plasëse dhe u largua (VIDEO)

Ishte ora 04:10 e mëngjesit të së martës, kur një shpërthim i fuqishëm prishi qetësinë e zonës së ish-Bllokut në kryqëzimin e rrugëve “Perlat Rexhepi” dhe “Janos Hunyadi” në Tiranë. Një sasi tritoli mes 30 deri në 50 gramë shpërtheu para derës së një noterie.

Fuqia goditëse e lëndës plasëse shembi përdhe xhamin e përparmë të noterisë, ndërsa dëme pësuan një biznes ngjitur dhe një makinë “Mercedes Benz” e parkuar krejt në afërsi.

Noteria është në pronësi të Esmeralda Dautit dhe për fat të mirë u regjistruan vetëm dëme materiale. Në pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat janë këqyrur nga hetuesit e Komisariatit nr. 2 shfaqet të paktën një person, i kamufluar mirë për të fshehur fytyrën dhe me kapele, i cili afrohet, lë lëndën plasëse dhe largohet. Por, nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë ndihmuar edhe nga të tjerë për vendosjen e sasisë së tritoli.

Hetuesit po punojnë për gjurmimin e lëvizjeve të autorit, duke këqyrur kamera në mase në zonën e ish-Bllokut për të shkuar drejt identifikimit dhe lokalizimit të tij. E pyetur mbi dyshimet për ngjarjen, noterja Esmeralda Dauti, deklaroi se nuk ka asnjë konflikt dhe rrjedhimisht nuk ka ide se kush fshihet pas tentativës për ta frikësuar apo shantazhuar.

Megjithatë, burime pranë grupit hetimor i thanë Report Tv se pista kryesore e hetimit është për shkak të detyrës, duke mos përjashtuar edhe ndonjë konflikt të saj dhe familjarëve në të shkuarën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:04
Xhamat përtokë, Report Tv sjell pamjet! Ja dëmet pas shpërthimit me tritol në zyrën e noteres në Tiranë

Report Tv sjell pamje nga zyra e noterisë në Tiranë, së cilës iu vendos tritol. Siç shihet edhe në këto pamje që sjell Report Tv, për shkak të shpërthimi ka qenë i fortë, aq sa dera prej xhami është thyer.

Ndërkohë, dëme ka pësuar edhe një makinë që ka qenë e parkuar aty pranë.

Zyra noteriale në Tiranë shihet se ka pasur edhe kamera, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.  

M.Q./S.A/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • faik: 30/01/2024 10:44

    Sa per te qeshur....nuk kam konflikt me njeri thote.

    Përgjigju
  • Sapa: 30/01/2024 10:16

    Noteret kjo klase po kaq kriminale sa edhe prokuroret dhe gjygjtaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja