TIRANE- Një shpërthim tritoli ka ndodhur në rrugën Ramazan Bogdani në kryeqytet, në zonën e njohur si 'Frigoriferi'. Mësohet se tritoli ishte vendosur në një makinë tip Benz në pronësi të Artion Bylykut, e cila qëndronte e parkuar pranë një pallati. Tritoli ka shpëthyer sapo ky i fundit ka hapur derën e automjetit, por fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime.
Report Tv mëson se Bylyku merrej me tregti makinash dhe ka qenë i hetuar për një vrasje të ndodhur në vitin 1992. Tre pistat ku po hetohet ngjarja e ndodhur janë konkurrenca, hakmarrja dhe konflktet e pronësisë. Ai është kunati i Domart Konjarit, i dyshuar si porositësi i vrasjes së Devi Kasmit, i cili u ezkektua nga ish-speciali grek Efthimios.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 07:45, kohë kur kjo zonë është mjaft e populluar edhe nga fëmijët e shkollave, duke hapur panik në zonë.
Benzi ku u vendos lënda plasëse
Benzi ku u vendos lënda plasëse
Report Tv siguron foton e Artion Bylykut, pronarit të makinës të cilës i ishte vendosur një tritol. Mësohet se Bylyku merrej me tregti makinash dhe ka qenë i hetuar për një vrasje të ndodhur në vitin 1992. Tre pistat ku po hetohet ngjarja e ndodhur janë konkurrenca, hakmarrja dhe konflktet e pronësisë.
tirane.jpg" />