Një 43 vjeçar është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij 4 vjet më të madhe. Ngarja u shënua mbrëmjen e 11 korrikut 2023 në rrugën “4 Dëshmorët” Tiranë.
Policia thotë se shtetasi A. Sh., 43 vjeç shurdhmemec pasi ka dhunuar gruan e tij Gj. Sh., 47 vjeçe është larguar në drejtim të paditur.
Si pasojë 47-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, informoi policia e Tiranes.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.