Trupi i pajetë i Xhevat Hanës mbërriti dje pasdite rreth orës 18:30 në aeroportin e Rinasit “Nënë Tereza”, nga Italia. Familjarë, të afërm e kolegë ishin të pranishën dje në Rinas, në pritje të trupit të Hanës.
Homazhet do të zhvillohen sot nga ora 11:00 deri 12:00, në ambientet e Qëndrës Kulturore të Ushtrisë, Tiranë. Më pas trupi i 58 vjeçarit do të përcillet për në varrezat e Shish- Tufinës.
Prokuroria e Përgjithshme mori përsipër shpenzimet e ceremonisë mortore të prokurorit Hana.
Xhevat Hana ishte një nga prokurorët më të njohur të Shqipërisë, me një karrierë të gjatë në drejtësi, për disa kohë dhe si këshilltarë i presidentit Alfred Moisiu. Ai ishte prokuror i çështjes së zhdukjes së biznesmenit kosovar Remzi Hoxha në vjeshtën e vitit 1995 nga shërbimi sekret shqiptar, ishte pikërishtë Hana që kërkoi ekstradimin e Kumbaros. Hana ka shërbyer edhe në zyrën e Avokatit të Polullit. Ai qëndroi i shtruar për një kohë të gjatë në një spital publik të Tiranës, por familjarët u detyruan ta transportonin në Itali për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
(sg/shqiptarja.com)
