Janë zhvilluar 2 operacione policore, "Camouflage 9" dhe "Camouflage 10”, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Si rezultat është vendosur në pranga pronari i një hoteli 60-vjeçari me iniciale S. J., 60 vjeç, banues në Tiranë si dhe është vendosur nën hetimi një 56-vjeçar me iniciale A.Th., menaxheri i hotelit.
Pronari i hotelit akuzohet veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe "Fshehja e të ardhurave".
Gjithashtu, në kuadër të operacionit policor të koduar "Camouflage 10" u arrestua një 23-vjeçar me iniciale A. Th., me precedentë të mëparshëm për vepra penale në fushën e kundërshtimit të punonjësve të Policisë dhe për disa vepra të tjera penale.
Pas shenjës për ndalim nga punonjësit e Policisë, në rrugën dytësore Vorë-Fushë Krujë, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe është larguar me shpejtësi me mjetin tip "Benz". Gjatë tentativës për t’u larguar, ka përplasur një automjet të parkuar dhe një automjet në lëvizje. Në Fushë Krujë, shërbimet e Policisë e kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. Th. dhe pasagjerë 4 emigrantë që dyshohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë, të cilëve shtetasi A. Th. iu kishte premtuar, kundrejt shpërblimit monetar, transportimin nga Saranda drejt pikave të kalimit kufitar në Shkodër.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë 18 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.5%
-
Pak
12%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 1167
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPECIALE/ Për herë të parë pianistët shqiptarë përballen me ata të huaj/ Konkursi ndërkombëtar 'Unë e adhuroj Shopenin' nxjerr në pah mangësitë
23 Mars, 08:29
-
Sot deti nën pushtetin e erës e dallgëve, anulohet lundrimi i anijeve Vlorë- Brindizi -Vlorë e Durrës - Bari - Durrës! Ndalohen dhe mjetet e peshkimit deri më 25 mars
23 Mars, 07:52
-
'Deti fle, po Vlora dhe ‘armiqtë' jo!' Rama takon sot kandidatët dhe strukturat e PS-së, Shqiptarja.com zbardh axhendën
23 Mars, 07:38
-
Rama mbërrin që në mbrëmjen e sotme në Vlorë, nesër agjendë e ngjeshur takimesh me kandidatët në Lungomare dhe strukturat! Do inspektojë edhe Muzeun Hebraik
22 Mars, 22:20
-
Parakalimi i gabuar në tunelin e Murrizit me makinën e Policisë, Proda urdhëron hetim disiplinor për inspektorin dhe shefin e Komisariatit Mat! 40 mijë lekë gjobë efektivit
22 Mars, 21:05
-
Nesër mot i keq, pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë! Dy ditë ndalim për peshkarexhat dhe mjetet e vogla, më datë 25 mars rikthehen
22 Mars, 18:37
-
Pas ridelegimit në krye të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani shfaqet përkrah Ramës në inspektimin e punimeve të shkollës ‘Edith Durham’: Gati më 15 shtator
22 Mars, 16:42
-
Moti i keq/ Anulohet lundrimi i anijeve të transportit të linjës 'Vlorë - Brindisi – Vlorë' në datat 23 dhe 24 mars
22 Mars, 16:18
-
‘Ora e tokës’, sonte miliona njerëz në mbarë botën i fikin dritat për 1 orë! Aktivitete sensibilizuese dhe në Shqipëri, të rinjtë: Ne mbrojmë mjedisin
22 Mars, 16:06
-
Mashtrimi/ U hoqën si vajzat e saj në telefon, 2 vlonjate i marrin 10 mln lekë 55 vjeçares nga Fieri
22 Mars, 13:19
-
Beteja për ujin, banorët e Tragjasit sërish në protestë! Gati padia për dy bashki dhe institucionin në varësi të Ballukut!
22 Mars, 12:38
-
Aksidenti tragjik me 4 të vdekur në Fushë-Prezë, shoferi i betonieries lihet në burg: Tentova të hapja derën e makinës, por shpërtheu në flakë
22 Mars, 12:23