TIRANË – Situata e rënduar kriminale në vend ka shtyrë Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të thërrasë në takim, që në orët e para të marrjes së detyrës prej tij, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe të bëjë një vizitë "blic" në Komisariatin nr.3.
 
Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme thanë për “A1Report!” se Tahiri ka kërkuar një plan të ri masash për kthimin e rendit dhe sigurisë në vend. Vetë ministri ëhstë shprehur se ndihet i shqetësuar për situatën e krijuar në vend veçanërisht gjatë periudhës së ndërrimit të qeverive.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)