TIRANË- Të shtëna me armë në kompleksin e njohur "Equos" në fshatin Mullet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte rreth orës 18:45. Mësohet se disa të rinjë janë konfiktuar me njëri- tjetrin, ku situata ka agravuar deri në përdorimin e armëve.

Deri më tani nuk raportohet për të plagosur. Burime zyrtare bëjnë me dije se personi që ka qëlluar me armë në ajër është larguar me një 'Fouristradë'. Këto janë informacionet e para që Report Tv ka arritur të zbulojë, teksa pritet të mësohen më shumë detaje në vijim lidhur me shkaqet apo identitetin e personave të konfliktuar. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. 

"Tiranë/Informacion paraprak. Rreth orës 18:45, është njoftuar salla operative se në Mullet një shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar me shpejtësi me një mjeti tip "Foristradë". Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorit", njofton policia. 

Lajm në përditësim