‘Pse s’më hap rrugën’/ Sherr mes të rinjve në Tiranë, të shtëna te Tregu Elektrik/ Pamjet

‘Pse s’më hap rrugën’/ Sherr mes të rinjve në Tiranë, të shtëna te Tregu Elektrik/ Pamjet

Pamjet nga vendi i ngjarjes me rreth te kuq gezhoja

TIRANE-Një konflikt mes dy personave dhe dy të shtëna me një pistoletë zhurmuese kanë sjellë panik te qytetarët. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme te zona e njohur si Tregu Elektrik. Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, rreth orës 09:30 minuta në rrugën “Vath Koreshi" personi me inicialet K. K., për shkak të një konflikti me një tjetër person ka gjuajtur dy herë në ajër me një pistoletë zhurmuese, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Banorët kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja të qitura nga pistoletë zhurmuese. Shkak i të shtënave te Tregu Elektrik ka qenë sherri për rrugën. Personi që është në kërkim, K.K  mësohet se i ka kërkuar personit me të cilit u konfliktua që ti hapte rrugën, ky i fundit i ka thënë se ai ka të drejtë kalimi. Të rinjtë kanë afruar makinat me njëri tjetrin më pas K.K. ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar. Policia po punon për arrestimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion