Një person ka tentuar të grabisë një argjendari pasditen e sotme në rrugën “Muhamed Gjollesha” në Tiranë. Një person me një armë lodër dhe i maskuar ka tentuar të grabisë argjendarinë, por është larguar pasi është spërkatur me solucion nga punonjëset e argjendarisë. Nuk dihen ende detaje për identitetin e tij.

Njoftimi i plotë:

Informacion Paraprak

Më datë 08.10.2018, rreth orës 17:57, në rrugën “Muhamed Gjollesha” një person i maskuar nën kërcënimin e një arme të dyshuar lodër ka tentuar të vjedhë në një argjendari.

Personi i maskuar nuk ka arritur të realizojë vjedhjen, por është larguar pasi është spërkatur me solucion nga punonjëset e argjendarisë.

Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tij.