Tiranë - Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit për vjedhje.

I riu me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes dhe narkotikëve, tentoi t’i vidhte me dhunë sendet personale një shtetaseje një ditë më parë.

Nga hetimet e kryera rezulton se më 9 nëntor ai i ka vjedhur një shumë parash një 54-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Darkness”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:

N. H., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore rezulton se më datë 18.11.2025, ky shtetas ka tentuar ti vjedhi me dhunë sendet personale një shtetaseje.

Gjithashtu, dyshohet se më datë 09.11.2025, nëpërmjet ushtrimit të dhunës, i ka vjedhur një shumë parash një 54-vjeçari.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme të vjedhjeve të kryera nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.