Tiranë, tentuan të hidhen nga pallati
11 personat pakt me ndërtuesin
VIDEO të 11 personave mbi pallat

TIRANE - Arrihet marrëveshja mes banorëve që tentuan të hidhen nga plllati 9-katësh dhe pronarit të pallatit. Marrëveshja konsiston në pagesën e qirasë nga ana e pronarit Albert Kushi. 

Më herët 11 personat kërcënuan të hidhen nga tarraca e pallatit 9-katësh pranë “Misto Mames” në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Shkak për marrjen e një veprimi të tillë nga ana e tyre janë bërë mosmarrëveshjet me ndërtuesin e pallatit Albert Kushi që po ndërtohet në tokën ku ata kanë patur shtëpitë e tyre, ku sipas banorëve, Kushi nuk i është përmbajtur kontratës së bërë më herët, për tu dhënë atyre apartamente në këtë pallat, në këmbim të tokës. 

Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë së komisariatit nr. 6 në Tiranë, të cilët pas rreth një orë negociata me ta i kanë bindur që të zbresin ndërsa janë shoqëruar në ambientet e komisariatit për t’u ballafaquar edhe me ndërtuesin e pallatit, lidhur me pretendimet e tyre.

Në fund të protestës 3 nga 11 personat të cilët kërcënuar deri me vetëflijim, kanë bërën kallëzim penal në kimisariatin nr.6 për ndërtuesin Albert Kushi.
22 banoët nuk tëhiqen nga kërkesat e tyre deri në plotësimin e plotë të kontratës

Banori: Kontrata e firmosur që 2009, parashikonte pagesën e qerasë nga ndërtuesi
Shkëlqim Xhepi, një nga pronarët e tokës që kërcënoi me hedhje, në kamerën e televizionit A1 Report, ka treguar konfliktin që ekziston ndërmjet pronarëve dhe ndërtuesit.

Ai ka shpjeguar se krahas shtëpisë siç është në kontratë që ende nuk e ka marrë, kërkon të paktën të respektohet kushti i kontratës për pagesën e qerasë së shtëpisë ku banon aktualisht. Kjo pasi siç thekson ai, kontrata është firmosur që më 2009 dhe ai nuk ka mundësi financiare që ta paguajë qeranë.

“Quhem Shkëlqim Xhepi, jam pronar i rregullt me dokumentacion të tokës. Leja e ndërtimit është rifreskuar shumë herë. Kemi nënshruar kontratë, aneks kontratën, për ambientin që do të merrja, por që unë e kam të nënshkruar në kontratën bazë, që unë do të paguhem me shumën 15 mijë lekë të vjetra deri në marrjen e shtëpisë. Jam pronar i tokës, bëmë një kontratë sipas rregullave, në qershor të 2009. Kontratën nuk e zbatoi se rifreskoi lejen më 2010 dhe prapë më 2016. E keqja është moslikuidimi i qerasë nga ana e tij, që është 15 mijë lekë. Ne nuk kemi mundësi për ta paguar. Ne sa kemi nisur aktet ekstreme, pas shumë ankesave dhe deklarimeve në polici, ne nuk po gjejmë zgjidhje. Unë jam pensionist invalid dhe nuk kam mundësi që ta ndjek në rrugë ligjore. Unë nuk po i kërkoj më tepër se qeranë e shtëpisë. E dimë që është kantier ndërtimi dhe thyhen rregullat, por nuk kemi rrugë tjetër.” shprehet ai



Banorja: Pronari i pallatit na tha shkoni rrini me qera, paguaj unë
Njëra prej banoreve tregon se me ndërtuesin e pallatit ishte firmosur kontrata ku ai jo vetëm do tu jepte apartamente sapo pallati të ndërtohej, por deri në atë moment do tu paguante edhe qeratë e shtëpive ku ata do të strehoheshin. Sipas saj këto kushte nuk janë respektuar aspakt, çka ka sjellë edhe nxjerrjen jashtë të saj nga ana e pronarëve të shtëpisë ku qëndronte deri më sot me qera.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet