Tiranë/ Tentuan të vjedhin me dhunë 21-vjeçarin tek Ish-Fusha e Aviacionit, arrestohen 4 të miturit

Tiranë/ Tentuan të vjedhin me dhunë 21-vjeçarin tek Ish-Fusha e Aviacionit, arrestohen 4 të miturit

Foto ilustruese

TIRANË - Katër të mitur janë arrestuar pas tentativës për t’i marrë me dhunë sendet personale një 21-vjeçari.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar të rinjtë, të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç, pas një hetimi të shpejtë dhe të koordinuar.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas marrjes së kallëzimit të një 21-vjeçari se 4 të mitur kishin tentuar t’i merrnin me dhunë sendet personale, kanë organizuar punën menjëherë dhe, pas veprimeve të shpejta dhe të koordinuara, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e 4 shtetasve të mitur, të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç.', njofton policia.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ish-Fushës së Aviacionit, ku të miturit dyshohet se tentuan të grabisin viktimën.

'Të miturit dyshohen se, ditën e djeshme, në zonën e quajtur Ish-Fusha e Aviacionit, tentuan t’i merrnin me dhunë sendet personale një 21-vjeçari.', vijon njoftimi i policisë.

Policia ka nisur hetime të mëtejshme për të zbardhur nëse këta të mitur janë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera të ngjashme që kanë ndodhur në Tiranë.

Materialet janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/02/2025 02:13

    Ja dhe /Shullazet/ e /Zan Caushet/ e se ardhmes,sapo morren diplomen e /matures/!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

Rama në Fier, takon të rinjtë: Votoni PS-në për të mos ndaluar asnjë sekond negociatat

Rama në Fier, takon të rinjtë: Votoni PS-në për të mos ndaluar asnjë sekond negociatat