TIRANË - Një 41-vjeçar është vënë në prangat e policisë në kryeqytet. Ai kishte thyer masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’ dhe më pa vodhi në 2 biznese, në Unazën e Re dhe në Rrugën e Kavajës, dy telefona celularë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr.6 në bashkëpunim me Komisariatin nr.2 organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar ‘Story’. G.H., 41 vjeç, banues në Tiranë u ndalua nga policia dhe ai rezulton i dënuar edhe më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve.
'Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" dhe më datë 25.03.2024 ka vjedhur një celular në një biznes në zonën e Unazës së Re, ndërsa më datë 01.04.2024, ka vjedhur një celular në një biznes në Rrugën e Kavajës.', thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë 2 celularët e vjedhur janë sekuestruar dhe veshjet të cilat ai i kishte përdorur gjatë vjedhjes.