TIRANE -  Kryetari i Frymës së Re Demokratike i premton një jetë më të mirë  për pjesëtarët e komunitetit rom. Ish presidenti Bamir Topi ishte sot paradite në një takim elektoral me tregtarët që punojnë në tregun e rrobave të komunitetit rom, pranë Njësisë Bashkiake nr. 3 në Tiranë.
 
“ Tregje të tilla ekzistojnë në Europë, por ky është jashtë standardi. Ne s’duhët të mendojmë thjesht për tregun që është afër bllokut, por të kuptojmë se sikur jetohet afër bllokut të jetohet në këtë zonë. Duhet një standard i normalizuar i jetës në të gjithë Tiranën”- u tha Topi pjesëtarëve të komunitetit rom.

Duke kujtuar keqtrajtimin ndaj këtij komuniteti me banim afër stacionit të trenit vitin e kaluar, Topi tha se ngjarje të tillë nuk duhet të përsëriten më.
 
“Të sensibilizojë komunitetin rom. Fryma e re Demokratike me programin e saj do të mendojë njësoj për të gjithë kontingjentet e popullsisë.  
Ky komunitet i cili ka probleme me analfabetizmin, punësimin e strehimin, do të ndryshojë në mënyrë esenciale me politikat tona.”- u premtoi banorëve kryetari i FRD-së, Bamir Topi.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)