Trafikonin emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës dhe kultivonin kanabis, tre të arrestuar në Tiranë, dy në kërkim (VIDEO)

TIRANË- Tre persona në pranga dhe dy në kërkim ka qenë bilanci i arrirë nga goditja e një rasti për kalimin e emigrantëve të paligjshëm të kufirit dhe një tjetër për kultivim kanabisi në Tiranë. Policia bën me dije se në banesën e një prej të arrestuarve, Erzen Prendit, u gjetën 9 emigrantë që do transportoheshin drejt kufirit me Malin e Zi ndërsa në banesë iu gjetën 114 kubikë fara kanabisi gati për kultivim. Si rezultat i operacionit u bë i mundur arrestimi i Erzen Prendi, Beqir Hasani dhe Anisa Ramajt.  Emigrantët janë nën hetim në gjendje të lirë. Policia e Tiranës ka sekuestruar 114 kubikët, 2 automjete që përdoreshin për transportimin e emigrantëve dhe 2 aparate celulare.

Nga veprimet hetimore, policia konstatoi se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta 3 të rinj në bashkëpunim me njëri-tjetrin ushtronin veprimtarinë kriminale e dhënies ndihmë të emigrantëve për të kaluar kufirin kundrejt pagesës.

 Ata transportonin emigrantë të paligjshëm, nga Saranda në Tiranë, i strehonin disa ditë në Pezë Helmës dhe më pas i transportonin ata drejt kufirit me Malin e Zi, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin në vendet e BE-së.  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?