TIRANE- Tre persona kanë tentuar pasditen e sotme që të grabisin një çift nga Kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës. Çifti i ri kishte dalë shetitje me fëmijën e tyre, dhe në momentin kur është sulmuar nga tre të rinjtë ndodhej pranë kishës që ndodhet në këtë zonë.
Grabitësit kanë kërkuar të marrin telefonat dhe lekët, por nuk kanë mundur t’i marrin asgjë çifit të bashkëshortëve.
Të tre grabitësit, sipas policisë janë të moshës 16 vjeç, dhe dy prej tyre kishin thika dhe biçakë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e tre autorëve të ngjarjes.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com