Tiranë/ Tregtonin cigare kontrabandë, 4 në pranga dhe 7 nën hetim

Tiranë/ Tregtonin cigare kontrabandë, 4 në pranga dhe 7 nën hetim

TIRANË- 4 persona janë arrestuar dhe 7 tjerë janë vënë në hetim në gjendje të lirë pasi tregtonin cigare kontrabandë në Tiranë.

Policia thotë se këta persona kanë kontrabanduar, magazinuar dhe tregtuar cigare, në subjektet e tyre tregtare. Po ashtu ata janë nën hetim edhe për fshehje të ardhurash që kanë përfituar nga kjo veprimtari.

Në pranga kanë rënë Flamur Zeqiraj, 68 vjeç, Pavlin Jakaj,43 vjeç, Artur Shehu, 29 vjeç, dhe Edmond Ftoni, 26 vjeç.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: D. Y., 51 vjeç, A. H., 51 vjeç, I. D., 37 vjeç, S. O., 50 vjeç, G. B., 59 vjeç, L. H., 55 vjeç dhe A. T., të gjithë banues në Tiranë.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun