Tiranë/ Tregtonin mallra kontrabandë dhe i shisnin nëpërmjet rrjeteve sociale duke mos deklaruar shitjet në organet tatimore! Policia kontrollon 13 dyqane, 4 në pranga, 3 në kërkim (EMRAT)

Tiranë-Katër persona janë vendosur në pranga, tre janë shpallur në kërkim dhe dy të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë pasi dyshohen se tregtonin mallra kontrabandë dhe i shisnin nëpërmjet rrjeteve sociale Facebook, Instagram dhe Tik-Tok duke mos deklaruar shitjet në organet tatimore.

"Janë zhvilluar dhe vazhdojnë të zhvillohen kontrolle në 13 subjekte të ndryshme në Tiranë, Krujë dhe Durrës, të cilat e kryenin aktivitetin e tyre kryesisht online, duke mos deklaruar shitjet në organet tatimore, si dhe duke futur mallra të dyshuara të kontabanduara, në Republikën e Shqipërisë", informoi sot policia.

Dyqanet ku policia ka kryer kontroll
Silver Shop
First Store
BUM.AL
Lux Moda Market
Lux Moda Intimo

Në kuadër të operacionit të koduar 'Hidden money' u  arrestuan Fabio Demerxhiu, Kristian Kurti, Ylli Imeraj, Marsel Velaj. Në kërkim  janë Leonard Filja, Fationa Qypi, Artur Imeraj, ndërkohë do të hetohen në gjendje të lirë Engli Demerxhiu, Ermonela Myslymi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mallra të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, si dhe celularët e personave të ndaluar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e krimeve ekonomiko-financiare, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Hidden money".

Gjatë operacionit:

- janë ndaluar shtetasit F. Xh., 28 vjeç, banues në Tiranë, K. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, Y. I., 45 vjeç, banues në Paskuqan, M. V., 32 vjeç, banues në Durrës;

- janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit E. D., 36 vjeç, banues në Tiranë, dhe E. M., 35 vjeçe, banuese në Tiranë;

Gjithashtu, po punohet për kapjen e shtetasve L. F., 32 vjeç, banues në Kavajë, F. Q., 34 vjeçe, banuese në Durrës, dhe A. I., 47 vjeç, banues në Paskuqan.

Subjektet e lartpërmendura tregtonin mallra të ndryshme dhe kryenin aktivitetin e tyre kryesisht online, nëpërmjet rrjeteve sociale "Facebook", "Instagram" dhe "Tik-Tok", duke mos deklaruar shitjet në organet tatimore, si dhe duke futur produkte kontrabandë, në RSh.

Nga përllogaritjet e strukturave të Hetimit Tatimor janë analizuar dërgesat e postës për secilin subjekt, duke i ndarë në vite dhe më pas janë krahasuar me deklarimet e kryera nga çdo subjekt, dhe krahasuar deklarimet në tatime me deklarimet në postë, rezulton një diferencë totale prej 1 500 000 euro. 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mallra të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, si dhe celularët e shtetasve të proceduar.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave