TIRANE - Një ndryshim etikete në amballazhin e mallrave dhe konsumatorë të shumtë duket se janë bërë 'viktima' të një mashtrimi të madh e me pasoja, në kryeqytet. Kjo skemë mashtrimi që ka rënë në kurriz të qytetarëve të shumtë është zbuluar nga policia e Tiranës. 

Zyra e antikrimit ekonomik në drejtorinë e policisë së Tiranës ka vënë në pranga 3 persona, të cilët blinin mallrat e skaduara nga tregtarët që i kishin grumbulluar, dhe u ndryshonin etiketat, duke shtyrë kështu afatin e skadencës. Te arrestuarit jane shtetasit: Ilirjan Bira, Nefail Jaho dhe Agim Abdullai, te cilit blinin mallra të skaduara me një cmim të ulët dhe pasi i ndryshonin datat e skandencës i rihidhnin në treg, për qëllime përfitimi.

Nga hetimet paraprake mësohet se vlera e produkteve të hedhura në treg shkon 100 mijë euro. Policia ka nisur hetimet dhe kontrollet se ku janë shpërndarë këto mallra të skaduara me qëllimin nxjerrjen e tyre nga tregu. Arrestimi është kryer falë operacionit të koduar 'Skandenca'.

(jd/shqiptarja.com)