Në një moment Kujtim Skënderi po kalonte mbikalimin që të çon nga Spitali Ushtarak drejt lagjes së ngritur prapa tij, kur ka kaluar treni i pasagjerëve i linjës Tiranë- Durrës. Në këtë zonë, ndonëse është e banuar, dhe ky mbikalim përdoret nga makinat nuk ka asnjë sinjalistikë rrugore. 50 vjeçari kur ka parë trenin që i vinte para, nga paniku i është fikur makina. Treni ka marrë përpara për 50 metra makinën me targa TR 2541 T.
I plagosuri është dërguar në Spital Ushtarak dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
(Foto: Makina e perplasur nga treni)
(Foto: Vendkalimi ku kalojne makinat dhe ku ndodhi perplasja)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)