Tiranë - Një sasi tritoli i është vënë një makine tip Benz me targa KR 7608 A, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Rrugën e Barrikadave. 

Mësohet se benzi është në pronësi të një firme ndërtuese “Dedaj” sh.p.k, me zyra qendrore në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 pranë gjimnazit “Sami Frashëri”. Mendohet se automjetit i është vënë një sasi tritoli C3, dhe ka shkaktuar dëme të mëdha.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. Ende nuk ka të dhëna për autorët e mundshëm të ngjarjes

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)