Një helikopter ka shkuar në ndihmë të një turisteje gjermane e cila ishte dëmtuar gjatë eksplorimit të kanioneve të lumit Erzen së bashku me dy fëmijët e saj të mitur. Ngjarja u shënua pasditen e sotme (19 korrik 2023)

Mësohet se turistja gjermane ishte dëmtuar në këmbë dhe është dashur ndërhyrja e helikopterit me qëllim ofrimin e ndihmës për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete.

Njoftimi i policise

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, i vijnë në ndihmë 1 turisteje gjermane, që u dëmtua gjatë eksplorimit të natyrës, në kanioniet e lumit Erzen.

Sot, rreth orës 17:10, në kanionet e lumit Erzen, duke eksploruar natyrën, dyshohet se është dëmtuar, në një zonë me terren shumë të vështirë, shtetasja gjermane K. B., 39 vjeçe, e cila shoqërohej nga dy fëmijët e saj 13 dhe 15 vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit, menjëherë kanë organizuar punën për t'i ardhur në ndihmë 39-vjeçares.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës për shtetasen e dëmtuar.

Pas dhënies së ndihmës së parë, 39-vjeçarja është transportuar me helikopter, drejt Spitalit të Traumës.

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112

Në përditësim....