Tiranë/ U dëmtua nga një mjet pune në një qendër tregtare, ndërron jetë 32-vjeçari

Tiranë/ U dëmtua nga një mjet pune në një qendër tregtare, ndërron jetë 32-vjeçari

Foto ilustruese

TIRANË- Një 32-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme pas një aksidenti në punë. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një qendre tregtare në Tiranë. Dyshohet se 32-vjeçari, punonjës i qendrës tregtare, është dëmtuar me një pirun (mjet pune) që drejtohej nga 61-vjeçari Eduart Dauti.

32-vjeçari Ledjan Dervishi është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, por pas disa orësh fatkeqësisht ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra. Ndërkohë, 61-vjeçari është shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot