Ariel Rraja, 22 vjeç, nga Nikla e Krujës, është prangosur nga policia pasi i janë gjetur në automjet kokainë dhe shuma parash. 22-vjeçari rezulton të jetë nipi i ish deputetit Rrahman Rraja. Babai i tij Flamur Rraja ishte protagonist në dhunën barbare për guroren në fshatin Borizani në korrik të këtij viti.

“Jam i tensionuar, do të flas në një moment të dytë”, ky ishte deklarimi i vetëm që dha Ariel Rraja, nipi 22 vjeç i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, pasi u arrestua me sasi narkotikësh dhe para në makinë.

Burime bëjnë me dije se atij i janë gjetur më shumë se 200 mijë lekë dhe para të tjera në valutën e eurove në makinë, dhe më shumë se 50 gramë kokainë, e cila në treg kap vlerën e rreth 5 milionë lekëve të vjetra.

Sektori i narkotikëve kishte informacione se i riu mund të kishte lëndë narkotike në makinë dhe iu vu nga pas dhe pas kontrollit rezultoi të ishte e vërtetë.

Ariel Rraja është djali i Flamur Rrajës, vëllait të deputetit, i cili vazhdon të jetë në kërkim për dhunën e ushtruar bashkë me pjesëtarë të tjerë të fisit të tij ndaj dy vëllezërve Maja. Fisi Rraja dhunoi pjesëtare të fisit Maja pasi u ankuan për dëmet që shpërthimet në gurore po i shkaktonin banesave të tyre.

Vëllai i ish deputetit, Flamur Rraja, dallohej teksa i drejtonte armën në kokë Bilbil Majës, edhe pse ky i fundit ishte shtrirë në tokë pa ndjenja për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tij.

Sa i përket arrestimit të Ariel Rraja policia njofton se i ka sekuestruar edhe automjetin. 

Lajmi në përditësim...

1698401207_arielrraja.jpg

Ariel Rraja

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:15
DEL FOTO, ja kush është nipi i ish-deputetit Rraja që u arrestua në Tiranë! Babai i tij në kërkim për dhunën ndaj vëllezërve Maja

1698401207_arielrraja.jpg

Ky është Ariel Rraja, nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja, i cili u prangos mëngjesin e sotëm nga Policia e Tiranës, pasi i janë gjetur në automjet kokainë dhe shuma parash.

Babai i Ariel Rrajës, Flamur Rraja ishte protagonist në dhunën barbare për guroren në fshatin Borizani në korrik të këtij viti.

Fisi Rraja dhunoi pjesëtare të fisit Maja pasi u ankuan për dëmet që shpërthimet në gurore po i shkaktonin banesave të tyre.

Ora 12:09
U kap me kokainë në makinë, ja çfarë deklaroi në polici nipi i ish-deputetit Rraja

1698401166_page.jpg