Një taksi ka shpërthyer në flakë mbrëmjen e sotme (8 tetor).

Ngjarja ndodhi tek rrethrrotullimi i "Zogut të Zi" në kryeqytet. Taksia mori flakë pasi u përplas me një mjet tjetër.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Zjarrëfikësja shkoi menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur shuarjen e flakëve.