KAMËZ - Një 30-vjeçare është plagosur në faqe pas një të shtënë me armë gjahu në zonën e Laknasit.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një 73-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu për të larguar një kafshë, por një saçmë ka goditur aksidentalisht të renë, e cila ndodhej në oborrin e banesës së xhaxhait të saj.
Rreth orës 15:30, e dëmtuara është paraqitur për mjekim në poliklinikën e Kamzës, ku pas ndihmës mjekësore është larguar në banesë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili ka bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në komisariat të 73-vjeçarit për veprime të mëtejshme proceduriale.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 15:30, është marrë njoftim se në poliklinikën në Kamëz është paraqitur për mjekim shtetasja E. L., rreth 30 vjeçe.
Menjeherë në vendngjarje ka shkuar Grupi Hetimor me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve hetimore është bërë identifikimi dhe shoqërimi në Komisariat i shtetasit N. Sh., rreth 73 vjeç, banues në Laknas, për veprime të metejshme proceduriale. Paraprakisht dyshohet se 73-vjeçari ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të larguar një kafshë dhe për pasojë një saçmë gjahu ka dëmtuar në faqe shtetasen E. L, e cila po qendronte në oborrin e banesës së xhaxhait të saj, në Laknas.
30-vjeçarja pas marrjes së mjekimit kaloi në banesë. Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit.
---------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente











