Tiranë- Një vajzë 15-vjeçare është zhdukur pa asnjë gjurmë nga banesa e saj në kryeqyet.

 Ka qenë nëna e të miturës ajo që ka bërë sot denoncimin në polici.

Unfiormat blu po punojnë për gjetjen e adoleshentes.

“Më datë 08.10.2025, shtetasja M. K. kallëzoi se i është larguar nga banesa vajza e saj e mitur, 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, njoftoi sot policia e Tiranës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme