Tiranë, Veliaj nis rehabilitimin e ‘lagjes së korçarëve', merr dakordësinë e banorëve të ngushtojnë oborret për të hapur rrugën

Tiranë, Veliaj nis rehabilitimin e ‘lagjes së korçarëve', merr dakordësinë e banorëve të ngushtojnë oborret për të hapur rrugën

Erion Veliaj në Rr. “Nikollë Mekjashi" Njesia nr 1, Tirane

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rehabilitimin e bllokut të banimit në Rr. “Nikollë Mekjashi” në Njësinë 1, e cila kryqëzohet nga “Kostandin Shpataraku”, “Minella Karajani” dhe “Bajazit Shehu”.

 Projekti parashikon ndërhyrje në rrjetin rrugor në brendësi të bllokut dhe plotësimin e segmenteve me të gjitha rrjetet e nevojshme inxhinierike, ndriçim e sinjalistikë.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se gjatë këtij 4-vjeçari do të investohet në të gjitha akset lidhëse të periferisë me Unazën e Madhe të Tiranës.

“E kemi bërë shumë të qartë: Në këtë mandat fokusi do të jetë te rrugët që lidhin periferinë me qendrën e Tiranës, përfshirë të gjitha zonat kufitare ku kalon Unaza e Madhe, në Astir, Farkë apo Shkozë. Këtu jemi në ‘lagjen e korçarëve’ dhe sa herë binte shi, këtu bëhej një rrëke e jashtëzakonshme. Më vjen mirë që, pasi kanë ndodhur legalizimet nga qeveria qendrore, tani vazhdon urbanizimi nga bashkia”, tha Veliaj.

Bashkia ka rënë dakord edhe me komunitetin për tu tërhequr nga gardhet.

““Kemi marrë një dakordësi të jashtëzakonshme nga komuniteti këtu, për t’u tërhequr nga gardhi. E kuptoj se kur tërhiqesh një metër, oborri të del më i ngushtë, por ama ke fituar një trotuar dhe ajo vajza e vogël që do të shkojë te shkolla ‘1 Maji’, do ecë në një hapësirë më të sigurt se sa kur dilte menjëherë në rrugë. Të gjitha këto shtëpi do të vlejnë më shumë kur të mbarojë rrethimi, kur të vendosen kangjellat e bukura e ku vërtet mund të thuash që jeton në Tiranë, jo vetëm si adresë, por edhe si cilësi e investimit,” deklaroi Veliaj.

Vitin tjetër, tha kryetari i Bashkisë, do të vijojë puna me një paketë tjetër investimesh.

”Ftesa për të gjithë qytetarët është ta mirëmbajmë. Vlera e asetit varet nga vendosmëria e komunitetit për ta ruajtur atë dhe për të mos bërë ndërhyrje, apo kanalizime. Fatmirësisht, të gjitha kanalizimet dhe ndërhyrjet janë bërë. Pra, kush ka një rrjet për të shtuar, mjafton të bashkohet me aksin kryesor të shërbimeve dhe nuk ka nevojë fare për të pasur ato improvizime,” tha Veliaj.

Në projekt është parashikuar edhe ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit, si dhe linjat e telefonisë, internetit dhe të energjisë elektrike.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion