VIDEO/ Tiranë, vëllai sherr me vëllanë për pronën! E ndihmon dhe i biri! I sekuestrojnë armë e granata

“Prona” vijon të jetë mollë sherri në familjet shqiptare. 59 vjeçari dhe djali i tij kanë rënë në pranga pasi kanë kanosur për motive pronësie vëllanë e vet.

Ngjarja u regjistrua në Tiranë.

Telefonata në komisariatin e policisë nr 4 ndihmoi që efektivët të ndërhyjnë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit duke arrestuar babë e bir, Gerald Jahi, 59 vjeç dhe Gëzim Jahi, 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.    

Këta dy shtetas janë konfliktuar dhe kanë kanosur për motive pronësie, shtetasin Fatmir Jahi vëllai i 59-vjeçarit, informoi sot policia.

Gjatë kontrollit, u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 granata, 3 ndezës granatash, krehra dhe municion luftarak të llojeve të ndryshme.      

Operacioni u kodua "Gate".

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor