Tiranë, vendosen kioskat
e kunatit të Bashës

Tiranë, vendosen kioskat<br />e kunatit të Bashës
TIRANË – Mbrëmjen e së dielës në rrugën “Murat Toptani”, pranë ministrisë se brendshme, në kryeqytet, kanë nisur të vendosen kioskat “zbukuruese” të festave të fundvitit. Këto kioska janë pjesë projekti privat të kunatit të kryetarit të Bashkisë, të cilat do t’i ofrohen biznesit për një muaj me një qera 3 mijë euro. Në krye të operacionit është shfaqur vetë kunati i krybashkiakut Lulzim Basha, Erjon Isufi dhe menaxherja e tij, Odeta Male.
Kioskat po vendosen në rrugën, e përcaktuar vetëm për kalimin e këmbësorëve, e ku në datat 28 – 29 nëntor bashkia e Tiranës organizoi panarin e festave, me bizneset e kryeqytetit dhe jo vetëm.
“Shqiptarja.com” dhe gazeta “Tema” ditë më parë publikuan skandalin, ku kompani të krijuara nga partnerë të kunatit të kryebashkiakut, po marrin gjithë punët publike në Tiranë, përfshirë dhe aktivitete të tilla. Kompania që ka kontraktuar biznesin është agjencia e reklamave Orange, e krijuar disa kohë më parë nga partneri i Erion Isufit, Dionis Teqja.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, kanosi dhe i kërkoi 200 mijë € ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet 24 vjeçari

Tiranë, kanosi dhe i kërkoi 200 mijë € ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet 24 vjeçari