Tiranë, me pistoletë lodër grabit pikën e basteve, policia në kërkim të autorit

Tiranë, me pistoletë lodër grabit pikën e basteve, policia në kërkim të autorit

Foto ilustruese

Tiranë- Një pikë bastesh është grabitur mëngjesin e së hënës. Një i ri, i cili në dorë mbante një pistoletë lodër, ka shkuar te pika e basteve në rrugën “Irfan Tomini” dhe ka marrë një sasi prej 50 mijë lekësh nën kërcënimin e një arme të ngjashme me pistoletë (të dyshuar lodër). 

Burime nga Policia e Tiranës thanë se nga pamjet filmike dallohet që i riu mbante në dorë një pistoletë lodër. Ai gjithashtu mbante në kokë një kapele për të mos u identifikuar nga policia. Deri më tani ky person ende nuk është identifikuar ende dhe policia thotë se ka shoqëruar disa persona të dyshuar.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në hyrje – dalje të zonës ku ndodhi ngjarja, po krihet zona dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 21/05/2018 16:04

    Të kapet bajga e të futet në gropë me mut për 48 orë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini