Tiranë, vidhnin dyqanet me aparate
celularë, në pranga 5 persona

Tiranë, vidhnin dyqanet me aparate<br />celularë, në pranga 5 persona
5 persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se kanë vjedhur  disa dyqane në kryeqytet. Gjatë operacionit të koduar “Thyerja” janë arrestuar Sael Sulaj, 19 vjec, Donald Ahmetaj, 24 vjeç, Klaudjo Bufi, 23 vjeç, Bledi Kateshi,19 vjeç, Rolfi Harka, 18 vjeç.

Nga hetimet e kryera deri më tani nga strukturat e hetimit të krimit është bërë e mundur dokumentimi ligjor  në 7 raste të implikimit të të arrestuarve të cilët dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kohë e vende të ndryshme në qytetin e Tiranës, realizonin vjedhje me thyerje të njësive tregtare, të dyqaneve të kompanive të ndryshme celulare, butik e markete në Tiranë. 

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre, u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura si : (ora dore, aparate celulare dhe syze dielli si dhe 20 cope fishek model 56, kalibri 7.62 mm etj). Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)