TIRANË- Një 33- vjeçar nga Durrësi i cili ishte kthyer në “makthin” autobusëve është arrestuar mesditën e sotme.
 
Nëpërmjet një operacioni policor të koduar” fundvitit” në pranga ka rënëErvis Tako, 33 vjeç.

Arrestimi i tij u bë pasi 33- vjeçari ka vjedhur udhëtarëve të autobusave të linjave të ndryshme në kryeqytet rreth 225 mijë lekë dhe 130 euro. Gjithashtu gjatë muajit korrik Ervis Tako i ka vjedhur portofolin së bashku me dokumentet një amerikaneje me inicialet B. P. C.

Këtë aktivitet 33- vjeçari  nga Durrësi e kryente kryesisht tek ish- stacioni i trenit.

Ai rezulton të jetë një person i njohur për policinë pasi ishte i dënuar më herët për vjedhje.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)